Ngrihet aktakuza e tretë lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit

11/11/2020 18:35

Prokuroria Speciale në Prishtinë ka ngritur aktakuzë të re kundër të dyshuarve për ndihmë në kryerjen e vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, kanë konfirmuar avokatët mbrojtës, Dejan Vasiq dhe Faruk Korenica.

“Kjo është aktakuza e tretë e ngritur në këtë rast dhe të trija aktakuzat janë pothuajse identike me disa korrigjime shumë të vogla, të cilat në thelb nuk janë relevante për çështjen. Kjo është e njëjta aktakuzë ndaj personave të njëjtë, për të njëjtën ngjarje, plotësisht e njëjtë”, tha avokati Dejan Vasiq për Radion Evropa e Lirë .

Prokuroria Speciale ngriti aktakuzën e parë më 2 dhjetor 2019 dhe vetëm një seancë përgatitore u mbajt më 11 shkurt të këtij viti.

Seanca ishte caktuar paraprakisht për 30 dhjetor, por u anulua, sepse prokurori i atëhershëm, Sylë Hoxha paraqiti një aktakuzë të re, të ndryshuar.

Top Channel