Kur toka nisi të dridhet/ Si reaguan kafshët e kopshtit zoologjik në Shkup gjatë tërmetit (video)

11/11/2020 16:18

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, Maqedonia e Veriut u godit nga një tërmet me magnitutë 5.1 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e saj ishte në rajonin Tetovë-Gostivar, rreth 50 kilometra në jugperëndim të Shkupit. Lëkundjet e fuqishme u ndjen edhe në vendin tonë, madje edhe në kryeqytet.

Ndërkaq, Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup tha se tërmeti më së shumti është ndjerë nga popullata e Gostivarit dhe e Mavrovës.

Në një video të publikuar, shikohet se si kanë reaguar kafshët e Kopshtit Zoologjik në Shkup, kur toka nisi të dridhet. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon.

Top Channel