FOTO/ Trump dhe Melania shfaqen në publik, hera e parë pas humbjes së zgjedhjeve

11/11/2020 19:44

Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump, është parë sot në publik për herë të parë që nga e diela, kur rezultatet e zgjedhjeve shpallë fitues të garës presidenciale kundërshtarin e tij, Joe Biden.

Trump dhe Zonja e Parë, Melania, ‘sfiduan’ shiun, ndërsa morën pjesë në vendosjen e kurorës së luleve në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare të Arlington, në kuadër të Ditës së Veteranëve.

Çifti presidencial u shoqëruan edhe nga Nënpresidenti Mike Pence dhe Ivanka Trump.

Në deklaratën e tij, Trump vijon të mos pranojë humbjen, ndërsa u shpreh se  administrata e tij ka bërë shumë për të përmirësuar jetën e veteranëve dhe përsëriti angazhimet e tij ndaj tyre dhe anëtarëve të ushtrisë.

‘Si Komandant i Përgjithshëm, unë kam luftuar pa pushim për të mbështetur veteranët e Amerikës. Për shumë kohë, Qeveria jonë nuk e kishte përmbushur plotësisht detyrimin e saj’, tha Trump.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel