Fatjoni “zhgënjehet” me Anën: Pse çfarë jam unë dele të më trajtosh kështu

11/11/2020 19:12

Ndonëse fillimisht u mendua se takimi mes Fatjonit dhe Anës së re do të kishte nota romantike, në fakt ndodhi komplet e kundërta.

Takimi nisi me një keqkuptim. Fatjoni nuk i priti mirë fjalët e thëna nga Ana, e cila theksoi se ka disa pëlqime për djemtë në studio, e një ndër to është dhe Fatjoni. Më tej ajo shtoi se Fatjonin e ka zgjedhur pasi iu ka dukur tepër dinamik, e për këtë arsye do të dëshironte ta njihte më shumë.

Fatjoni nga ana tjetër u shpreh se nuk i pëlqen kur personat e tjerë i bëjnë gjërat me programin dhe citoi se nuk është “dele” e të ndjekë turmën.

Ana: Kam disa pëlqime për djemtë, por tek ty thash ta filloj me më të vështirin e më pas me të tjerët. Mendoj se je më i vështiri sepse je më i sulmuari, thash ta shikoj se sa dinamik jam në takim. Unë mendoj se ti thua të vërtetën dhe kjo më ka tërhequr më shumë tek Fatjoni.

Fatjoni: Mua m’u duke shumë e sigurt, kurse tani nuk e di. Sikur po dyshoj pak.
Ana: Çfarë po ndryshon, nuk ishin plane këtu. Unë e kam thënë në studio.

Fatjoni: Unë nuk jam dele që të them e nis me mua. Unë jam unë, jam njëshi dhe mbaron. Delet i bën autokolonë kur i vendosin në rrugë, mënyra se si e the ishte e gabuar. Do të ishte më ekzakte të thoje që më pëlqeve dhe doja të dilja me ty.

Ana: Fjalën program e etiketove ti.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel