Dyshime mbi vaksinën e Pfizer? Drejtuesit e kompanisë shitën 60% të aksioneve dhe futën në xhep miliona dollarë

11/11/2020 18:42

CEO i Pfizer, Albert Bourla shiti të hënën 60 përqind të aksioneve të tij në kompaninë e ilaçeve për 5.6 milion dollarë, ndërsa të njëjtën ditë firma njoftoi mbi efektshmërinë 90% të vaksinës së saj për COVID.

Kompania tha sot se megjithatë, shitja ishte pjesë e një plani të paralajmëruar të tregtisë, miratuar më 19 gusht.

Pfizer të hënën tha se vaksina e saj eksperimentale COVID-19 ishte më shumë se 90 përqind efektive bazuar në rezultatet fillestare të provës, duke bërë që aksionet e saj të arrin vlera të larta në tregjet kryesore të aksioneve në botë.

‘Shitja e këtyre aksioneve është pjesë e planifikimit personal financiar të Dr. Bourla dhe një plan i paracaktuar, i cili lejon aksionarët kryesorë dhe personat e brendshëm të korporatave, të listuara në shkëmbim, të tregtojnë një numër të paracaktuar të aksioneve në një kohë të paracaktuar, njoftoi Pfizer.

Nënkryetari ekzekutiv i kompanisë dhe shefi i çështjeve të korporatave, Sally Susman, shiti gjithashtu më shumë se 43,000 aksione me vlerë 1.8 milion dollarë.

Në maj, dy drejtues në firmën e ilaçeve Moderna, shitën në heshtje gati 30 milion dollarë aksione, pasi njoftuan për zbulimin e një vaksine për koronavriusin, para se çmimi i aksionit të binte shpejt, mes skepticizmit nga komuniteti mjekësor.

Zyrtari kryesor financiar i Moderna, Lorence Kim dhe shefi mjekësor Tal Zaks shitën aksionet kur çmimi i tyre u rrit shumë, pas njoftimit të kompanisë për ato që i përshkroi si rezultate ‘pozitive’ nga prova e vaksinës.

Të dy drejtuesit futën në xhep gati 25 milion dollarë fitime për një dite, përpara se ekspertët të vinin në dyshim suksesin e vaksinës dhe kjo bëri që aksionet të binin sërish.

Koha e njoftimit të vaksinës së Pfizer tashmë është vënë në pikëpyetje nga Donald Trump Jr, i cili shkroi me sarkazëm: ‘Koha e publikimit të këtij lajmi është shumë e mahnitshme. Asgjë të keqe në lidhje me këtë fare? ‘

Në shtator, Bourla premtoi se ata do të dinin nëse vaksina ishte efektive deri në fund të tetorit, një afat që përputhej me premtimin e Trump për të gjetur një vaksinë që funksionon, para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Top Channel