Drama e zgjedhjeve në SHBA, shteti ku kryeson Biden vendos për rinumërim votash

11/11/2020 17:58

Sekretari i shtetit i Xheorxhias në SHBA, njoftoi të mërkurën se ky shtet do të kryejë një rinumërim të plotë të votave të hedhura në garën presidenciale të vitit 2020.

“Me një diferencë kaq të vogël mes kandidatëve, do të kërkoj një rinumërim të plotë me dorë të votave në çdo qark,” tha Sekretari i Shtetit, Brad Raffensperger, një Republikan, në një konferencë shtypi në Atlanta, raporton CNN.

“Kjo do të ndihmojë në ndërtimin e besimit.”

Raffensperger tha se ai pret që rinumërimi të bëhet në kohë për certifikimin shtetëror të rezultateve.

CNN nuk ka parashikuar një fitues në garën presidenciale të Xheorxhias, por Joe Biden aktualisht kryeson ndaj Presidentit Donald Trump me më shumë se 14,000 vota.

Rezultatet paraprake kanë nxjerrë fitues Joe Biden në SHBA, por presidenti Trump pretendon për “parregullsi” dhe ka nisur një betejë ligjore.

Top Channel