Brenda kopshtit të “ferrit”/ Kockë e lëkurë, pamje të luanit që po tmerron botën… (FOTO)

11/11/2020 16:54

I pa ushqyer e keqtrajtuar. Në këto kushte është zbuluar një luan në një kopsht zoologjik në Nigeri, nga një vizitor i huaj.

Personi që ngriti shqetësimin kishte shkuar për të eksploruar kopshtin zoologjik Gamji Gate në Kaduna.

Pasi pagoi vetëm një dollar për t’u futur në kopshtin zoologjik që menaxhohej nga shteti, ai u përball menjëherë me një luan, që vetëm si i tillë nuk dukej, pasi ishte në prag të ngordhjes si pasojë e mosushqyerjes.

“Në momentin e parë u trondita. Isha i befasuar. U bëra nervoz pasi ishte hera e parë që shihja një luan në atë gjendje”. I shqetësuar nga ajo që pa, ai regjistroi pamjet dhe menjëherë kërkoi ndihmë nga shoqatat.

Pas publikimit të pamjeve të rënda, menjëherë ka reaguar një shoqatë duke nisur një operacion për shpëtimin e kafshëve nga kopshti i ferrit.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel