Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, këtë të mërkurë ishte e ftuar në studion e emisionit “Top Talk”.

Gjatë fjalës së saj Balluku theksoi se qeveria ka nisur një projekt pilot në qytetin e Korçës, për të furnizuar me gaz të gjithë qytetarët, për ta përdorur më pas për ngrohje dhe gatim. Kjo sipas saj, është arritur falë kontributit të donatorëve por edhe sasisë së përfituar nga marrëveshja me TAP-in. Gjithashtu, Balluku shtoi se pas Korçës harta e këtij projekti mund të zgjerohet në të gjithë Shqipërinë.

Belinda Balluku: Çfarë po bëjmë ne sot, ne kemi nisur një projekt ambicioz në Korçë, që është furnizimi me gaz i çdo familjari për t’i ofruar mundësinë që ngrohja e ngrohja të bëhet përmes gazit. Kjo të bëhet me rrjet, është projekt pilot.

Denis Dyrnjaja: E bën qeveria jonë?

Belinda Balluku: Sigurisht me fonde nga donatorët. Por çfarë ndodh? Ndodh gjë ne kemi bërë një studim të mbështetur nga donatorët për gazifikimin e Shqipërisë. Duke qenë se sot TAP-i kalon mes për mes me vendin tonë, ne i kemi të gjitha mundësitë dhe për shkak të sasisë së rezervuar përmes kontratës me TAP-in, ne kemi mundësinë të furnizojmë vendin me gaz, për përdorimin e shkallës së vogël. Gatim-ngrohje. Nëse ky projekt pilot është i suksesshëm, fillojmë e aplikojmë edhe në Fier, Berat, edhe në një vend tjetër, konsumi i energjisë do të jetë shumë më i vogël dhe familjari do të ketë kosto më të ulët.

Top Channel