Ne shkuam në Fier për të parë nga afër atë që për liderin e opozitës është një ngrehinë pa vlerë. Në të vërtetë, aty vijon puna për finalizimin e projektit. Vonesa me 1 vit e realizimit të projektit lidhet me protestat e organizuara nga banorë të zonës që pengonte punimet. Vlera e impiantit është 28 milione euro dhe pritet të japë zgjidhje për gjithë qarkun Fier.
Në fund të muajit dhjetor të këtij viti, përfundon montimi i pajisjeve teknologjike të porositura tashmë në Itali.
Kjo që shihni në pamje në fabrikën e Franco Tosit, më të famshmen në Itali, është turbine e Fierit.
“Pas shpinës sime mund të shihni një turbinë me avull të prodhuar këtë vit për impiantin e Fierit” u shpreh Roberto Calatti.
“Franco Tosi Meccanica falë sektorit të saj të Kërkim Zhvillimit është në gjendje të garantojë zgjidhje inovative e gjithmonë pararojë. Makineritë do të jenë të pajisura me sistemet më moderne të mbikëqyrjes, kontrollit për të garantuar siguri maksimale për vetë impiantin dhe për njerëzit në përputhje me standardet ndërkombëtare” u shpreh Carlo Roscio, menaxher projekti në “Franco Tosi Meccanica”.
Emisioni i plotë:
Top Channel