“Pastori gjerman” i Joe Biden, i pari në Shtëpinë e Bardhë nga një qendër strehimi kafshësh

10/11/2020 20:14

Pas katër vjetësh mungesë, qentë duhet se do të rikthehen në Shtëpinë e Bardhë kur Joe Biden të konfirmohet si president.

Qentë presidencialë Champ e Major, do të mbajnë gjallë traditën që daton prej presidentit George Washington – i pari që zotëronte një të tillë – kur dy pastorët gjermanë të vendosen në adresën e famshme ‘1600 Pennsylvania Avenue’.

Champ ka qenë me Jill e Joe Biden që prej Krishtlindjeve 2008.

Presidenti Barack Obama i kiështe premtuar vajzave të tij Malia e Sasha një këlysh nëse fitonte zgjedhjet e 2008 election, dhe Joe i kishte bërë një premtim të njëjtë Jill.

Champ është qen race i blerë në Pennsylvania, ndërsa Jill më vonë adoptoi qenin e dytë Major, të cilin e mori nga qendra e qenve të braktisur në Delaware në 2018.

Në një kohë kur i zoti bëhet kandidati i parë që merr 75 miliona në zgjedhje, edhe qeni i tij Major bëhet i pari qen i adoptuar nga një qendër strehimi qe vjen në Shtëpinë e Bardhë.

Champ e Major shfaqen shpesh në postimet e rrjeteve sociale të familjes Biden, siç kanë bërë edhe gjatë fushatës.
Donald Trump ka qenë një nga presidentët e rrallë që nuk ka pasur qen.

President Obama kishte dy qen të vegjël portugezë Bo e Sunny, gjatë mandatit tetë-vjeçar.

Pararendësi i tij George W. Bush kishte një ‘terrier skocez’ të quajtur Barney, kurse Bill Clinton një zagar Labrador të quajtur Buddy.

FOTO GALERI
1/11
Biden me Mayor

Top Channel