Makina përplas turmën gjatë Marshimit të Krenarisë në Berlin, raportohet për të plagosur
Njerëzit po planifikojnë të udhëtojnë më shumë me makina nga sa bënin para pandemisë së koronavirusit, sugjeron një studim i fundit, edhe pse pjesa më e madhe e tyre pranojnë përgjegjësinë e njeriut për krizën e klimës.
Hendeku i dukshëm mes besimit dhe veprimit ngre frikën se pa një ndërhyrje të fortë politike, këto veprime mund të dëmtojnë përpjekjet për të arritur objektivat e përcaktuara në marrëveshjen e Parisit dhe shpresat për një rimëkëmbje të gjelbër pas krizës së koronavirusit.
Afro 26 mijë njerëz në 25 vende të botës u anketuan në korrik dhe gusht nga YouGov. Pjesa më e madhe e të anketuarve ishin në një mendje se njerëzimi duhet fajësuar për emergjencën e klimës.
Por, në vende të ndryshme, numri i njerëzve që thonin se planifikonin të përdornin avionët më shumë pas përfundimit të pandemisë për të udhëtuar nëpër botë. Sipas ekspertëve, zbulimi më alarmues i sondazhit është qëllimi i përgjithshëm për të udhëtuar më shumë se më parë pas pandemisë dhe e gjithë kjo do të thotë më shumë trafik dhe më shumë emetime.
Top Channel