Sezoni i uraganeve këtë vit në Atlantik ka thyer rekord sa i përket numrit të stuhive, ka thënë Qendra Kombëtare për Uragane në Shtetet e Bashkuara.

Stuhia subtropikale, Teta, është e stuhia e 29-të me radhë në Altantik këtë vit, duke thyer rekordin e vitit 2005, kur ishin regjistruar 28.

Disa shkencëtarë kanë thënë se ndryshimet klimatike kanë ndikuar në rritjen e intensitetit të stuhive.

Sezoni i stuhive, që nis në qershor e vazhdon deri në nëntor, ka prodhuar disa stuhi të fuqishme, duke përfshirë Etan, që ka goditur Floridan gjatë fundjavës.

Zeta ka goditur Luizianën në fund të tetorit, duke u bërë e pesta me radhë që prek këtë shtet.

Teta, që nuk është saktësisht stuhi, është duke u drejtuar drejt jugut të Evropës.

Shkencëtarët thonë se stuhitë janë bërë më të fuqishme teksa temperatura e oqeaneve rritet, duke ofruar më shumë energji për stuhi.

Top Channel