Sulm me thikë në Londër, plagosen katër persona, policia bllokon rrugët për të kapur autorin
Autoritetet në Moskë vendosën që gjatë dy muajve të ardhshëm t’i mbyllin restorantet, baret dhe klubet e natës, nga ora 23:00 deri në orën 6:00, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Nga data 13 nëntor deri më 15 janar, numri i spektatorëve në teatro, kinema dhe koncerte do të kufizohet në një të katërtën e kapacitetit total, tha të martën kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, duke shtuar se qyteti është duke u përballur me rritje “të ndjeshme” të numrit të të infektuarve.
Gjatë asaj periudhe, edhe studentët e kolegjeve dhe universiteteve duhet të mësojnë nga distanca.
Autoritetet shëndetësore thanë të martën se 5,902 raste të reja me koronavirus u konfirmuan në Moskë gjatë ditës së kaluar.
Në gjithë Rusinë janë raportuar 20,977 raste të reja, të cilat e çojnë në mbi 1.8 milion numrin e përgjithshëm të rasteve në këtë vend.
Me këtë shifër, Rusia radhitet e pesta në botë sa i përket numrit të të infektuarve.
Më 6 nëntor, zëvendëskryetarja e Moskës, Anastasia Rakova, ka thënë se 70 për qind e shtretërve të paracaktuar për pacientët me koronavirus në qytet, janë mbushur.
Top Channel