Melania reagon ndaj ish-ndihmëses së presidentit Trump për pretendimet se kërkon divorcin

10/11/2020 18:10

Melania Trump raportohet se ka mbetur “shumë e zhgënjyer” pasi një ish-vartëse e burrit të saj ka thënë se “Zonja e Parë po numëron minutat” për t’u divorcuar nga Donald Trump.

Omarosa Manigault Newman, ish-këshilltare politike e Trump, ka thënë se marrdhënia mes Donald Trump e Melania ka marrë fund dhe se gruaja po pret që burri të humbasë pushtetin që ta lërë.

Por në gusht zëdhënësja e Zonjës së Parë, Stephanie Grisham tha se Newman, as që e njeh Melanian.

Sipas britanikes Sun, zonja Grisham tha: “Zonja Trump shumë rallë për të mos thënë kurrë, nuk ka pasur bashkëveprim me Omarosa.

“Është zhgënjyese të shohësh sesi ajo po hakmerret në këtë mënyrë egoiste, veçanërisht pas gjithë mundësive që asaj iu dhanë nga presidenti.

Edhe zëdhënësja e shtypit të presidentit Trump, Sarah Sanders e ka quajur më parë librin e Newman “të mbushur me gënjeshtra dhe akuza të rreme”.

Newman tha muajin e kaluar në një program televiziv se çifti Trump kishin një “marrdhënie shumë të çuditshme”.

Ajo ka thënë: “Duhet të tregohem e kudesshme të komentoj mbi dinamikën e një martese pasi asnjë herë nuk dihet çfarë ndodh prapa dyerve të mbyllura. E njoh çiftin që kur ishin të pamartuar, kur Donald merrte pjesë në ‘reality show’ Apprentice. Nganjëherë ata e pëlqejnë njëri-tjetrin nganjëherë ajo përçmohet prej tij”.

FOTO GALERI
1/18
Omarosa Manigault Newman, ish-këshilltare politike e Trump, ka thënë se Melania po pret që burri të humbasë pushtetin që ta lërë.

Top Channel