Koronavirusi në Kroaci/ 33 humbje jete e 1.467 raste të reja gjatë 24 orëve

10/11/2020 17:29

33 viktima janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci dhe 1.467 raste të reja me COVID-19.

Numri i rasteve aktive në Kroaci sot arriti në 14.524, ku mes tyre 1.513 pacientë janë në spital, nga të cilët 167 me respiratorë.

Që nga 25 shkurti i vitit 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kroaci janë regjistruar 70.243 raste me koronavirus, nga të cilët 865 kanë vdekur, 54.854 janë shëruar, nga të cilët 1.852 në 24 orët e fundit.

Aktualisht 29.179 persona janë në vetëizolim, ndërsa 572.489 persona janë testuar, nga të cilët 7.803 në 24 orët e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA