Gjermania mbyll kontratë madhore detare me Egjiptin, megjithë opozicionin në vend

10/11/2020 21:48

Gjermania ka pranuar të shesë pajisje ushtarake detare për Kairon, mes tensioneve për burimet energjitike në rajonin e Mesdheut lindor.

Berlini do të prodhojë për Egjiptin nëntë anije patrullimi dhe mbrojtjeje bregdetare, siç thuhej në letrën e ministrit gjerman të ekonomisë Peter Altmaier për komisionin ekonomik të parlamentit, sipas agjencisë Deutsche Presse-Agentur.

Marreveshja e luftanijeve e llogaritur në rreth 130 milionë euro është konkluduar në 2018 me kompaninë prodhuese gjermane Lürssen, e cila fillimisht ishte destinuar për Arabinë Saudite.

Por shitja për Arabinë Saudite u anullua prej embargos gjermane ndaj vendit, pas vrasjes se gazetarit disident saudit Jamal Khashoggi dhe për ndërhyrjen e rëndë ushtarake në konfliktin e Jemenit.

Arabia Saudite mori vetëm 15 nga 35 barkat ushtarake të premtuara, para se Gjermania të ndalonte tërësisht shitjet e armatimeve për të. Në mars 2018, Gjermania ndaloi të gjitha shitjet e armëve ndaj palëve në luftën në Jemen.

Gjermania ka aprovuar marrëveshjen me Egjiptin megjithë kritikat nga opozita vendase. Sevim Dagdelen i partisë E Majta (Die Linke) ka thënë: “Duke parë pjesmarrjen e Egjiptit në luftën në Jemen, kalimi i marrëveshjes është shkelje e marrëveshjes për mosarmatosjen e palëve të luftës. Qeveria duhet të ndalojë furnizimin me armë të vendeve të Mesdheut”.

FOTO GALERI
1/3
Gjermania ka pranuar të shesë pajisje ushtarake detare për Kairon, mes tensioneve për burimet energjitike në rajonin e Mesdheut lindor.

Top Channel