Beteja e kujdestarisë/ Balerina 28 vjeçe qëllon për vdekje ish-burrin 58-vjeçar

10/11/2020 19:06

Ashley Benefield, 28 vjeçe thotë se qëlloi për vetëmbrojtje ndaj ish-burrit të saj 58-vjeçar por hetuesit thonë se plagët e tij sugjerojnë se ishte me fytyrë në anën tjetër.

Një ish-kërcimtare baleti në SHBA është arrestuar për vrasjen e burrit të saj pas një konflikti gjatë betejës së kujdestarisë së vajzës.

Policia në Florida kanë konfirmuar se Ashley Benefield, 28 vjeçe, ka hapur zjarr ndaj 58-vjeçarit Doug Benefield kur ai ishte me kurriz, më 27 shtator.

Vrasja ndodhi brenda komunitetit të mbyllur Lakewood Ranch.

Ish-balerina pretendon se Benefield e sulmoi para se ajo ta qëllonte, por hetuesit nuk gjetën prova për të mbështetur pretendimet e saj për abuzim fizik.

Doug, kishte ardhur në shtëpinë e nënës së Ashley, ku kjo e fundit banonte në momentin e ngjarjes.

Hetuesit thanë se Ashley goditi Doug dy herë nga katër plumba të qëlluar prej pistoletës kalibër 45, ndërsa dy plumba të tjerë u gjetën në mur.

Dokumentet e gjykatës tregojnë se kërcimtarja kishte nisur të depozitonte ankesa për dhunë shtëpiake ndaj të shoqit rreth dy vjet më parë, kur kishte mësuar se ishte shtatzënë.

Në dokument thuhet: “Duket se qëllimi kryesor i ankesave ishte të mbante fëmijën larg Douglas.”

Ashley kishte kërkuar nga gjykata një urdhër për të mbajtur larg burrin nga e bija por zyrtarët refuzuan pasi historia e saj e abuzimeve nuk kishte prova vërtetësie.

Gjykata urdhëroi se Doug mund të vizitonte fëmijën, por “kur Ashley kishte ezauruar të gjitha mjetet ligjore për të mbajtur larg Douglas nga e bija, e vrau atë”.

58-vjeçari ishte ende gjallë kur policia erdhi në skenë, por u shpall i vdekur në spital.

Benefield është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë dhe do të dalë së shpejti në gjyq.

FOTO GALERI
1/4
Ashley Benefield, 28 vjeçe thotë se qëlloi për vetëmbrojtje ndaj ish-burrit të saj 58-vjeçar

Top Channel