Granit Xhaka ishte shumë pranë largimit nga Arsenali kur në stolin e topçinjëve ishte Unai Emery. Trajneri spanjoll i jepte pak minuta në fushë ndërkohë që në atë periudhë mesfushori me origjinë shqiptare pati një zënkë edhe me tifozët.

Por me marrjen e drejtimit të Arsenalit nga Mikel Arteta gjërat ndryshuan pasi me ish-mesfushorin në pankinë Xhaka u rikthye të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën londineze ndërsa siç shprehet vetë, Arteta e ka bërë një futbollist më të mirë në çdo drejtim.

“Jam një njeri që provoj emocione dhe ka gjëra që më lëndojnë. Gjestin që bëra atëherë ndaj tifozëve nuk do e bëja kurrsesi sot. Nuk u stërvita për dy ditë radhazi dhe me zemër isha larg Arsenalit. Nëse ndodhem akoma këtu, kjo është vetëm për meritë të Artetës.

Më pyeti se si ndihesha dhe më kërkoi se pse e bëra atë gjest. Tentova t’i shpjegoja gjendjen time shpirtërore dhe pse isha sjellë ashtu. Ishte diçka shumë e rëndësishme për mua, pasi asnjë tjetër nuk më kishte pyetur kurrë më parë për diçka të tillë“, deklaron Granit Xhaka

Top Channel