“Turp që e pashë me pranga”/ Avokati i Thaçit përmend Joe Biden: E krahasoi me George Washingtonin

09/11/2020 16:26

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u paraqit sot për herë të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

I pyetur nëse i kuptonte akuzat ndaj tij Thaçi u përgjigj shkurt dhe prerë: I kuptova, i kam lexuar dhe i hedh poshtë të gjitha akuzat. I nderuari gjykatës akuza është krejt e paqëndrueshme, deklarohem i pafajshëm krejtësisht.

Ndërkohë avokati i Thaçit është shprehur se aktakuza e Prokurorisë është e cunguar, duke hequr akuzat bazë për të cilat është krijuar kjo gjtykatë, akuzat për vjedhje organesh dhe “shtëpinë e verdhë”.

David Hooper tha se” Dua të citoj librin e Bob Dole, ai thotë: Kosova ka bërë rrugëtim të rëndëishëm. Thaçi si burrë i ri ka qënë drejtuesi i delegacionit kosovar në Rambuje. Ai erdhi në tryezë si person i panjohur, por dy javë më pas u njoh si zëri i arsyes, kur kishte fraksione të ndryshme brenda vendit. Pra kjo ishte për të ilustruar atë që thuhet për Thaçin. Pra është ai që doli mbi luftën si zëri i arsyes nga ajo fatkeqësi që çoi vendin drejt pavarësisë dhe ndihmoi për të formsuar vendin që kemi sot.

Ndërkohë që deri javën që shkoi atij i kërkohej që të linte pas të shkuarën dhe të gjente gjuhën e pajtimit me serbët. Ka një tjetër citim: Hashim Thaçi është George Washtingon i Kosovës. E ka thënë Joe Biden. Po i them këto fjalë, sepse është fillimi i një balance, zoti gjykatës është detyra juaj që të gjeni balancën. Shpresoj që me kalimin e kohës reputacioni i këtij personi të vihet në vend. Ishte për të ardhur turp që e pashë me pranga. Me lejoni të them që gjendem larg nga këtu dhe angazhimi është që të jetë para 13 nëntorit, do të ishte e vështirë për t’u ndjekur”.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/11/09/seanca-ne-hage-avokati-i-thacit-pse-u-hoqen-akuzat-per-vjedhje-organesh-dhe-shtepine-e-verdhe-kjo-eshte-gjykate-e-kosoves-po-pse-seshte-shqiponja-e-zeze-mbi-te-kuqe/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA