Koronavirusi prek në mënyrë masive klubin austriak të Red Bull Salzburg. 6 futbollistë të Salzburg kanë rezultuar sëfundmi me COVID-19, por emrat e tyre nuk bëhen të ditur nga klubi.

Ata janë izoluar menjëherë, teksa pjesa tjetër e ekipit ka përfunduar në karantinë të përbashkët.

Në kushte të tilla, asnjë prej lojtarëve të skuadrës nuk mund të largohet drejt kombëtareve respektive. Salzburg, ekipi që ka fituar shtatë titujt e fundit kampionë në Austri, bën pjesë në grupin A të Champions League, bashkë me Bayern Munich, Atletico Madrid dhe Lokomotivën e Moskës teksa austriakët kanë grumbulluar vetëm 1 pikë në 3 ndeshjet e para.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA