Kryeministri i vendit, Edi Rama ka cituar ditën e sotme organizatën “Human Right Watch”, ku thuhet se kreu i PD-së ka hetuar personalisht vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë pas luftës së Kosovës.
Rama i ka bërë thirrje Bashës që të dalë e të sqarojë popullin në lidhje me akuzat ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i PDK Kadri Veseli, shefi i grupit parlamentar të VV Rexhep Selimi dhe ish kryetari i parlamentit, Jakup Krasniqi do të bëjnë paraqitjen e parë gjatë kësaj jave në seancat fillestare në Hagë, pasi akuzohen për krime lufte e tortura çnjerëzore. Ndërsa sot Hashim Thaçi do të dalë para Gjykatës së Hagës.
Postimi i Ramës në Twitter:
Lulëzim nuk kalohet me sharje kjo historia e të kaluarës tënde si hetues i UÇK! Dil sqaro popullin!
“Lulzim Basha ka punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK pas luftës dhe ka hetuar personalisht vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë”
Human Right Watch
Top Channel