Zhvillimet e fundit/ Ushtria e Azerbajxhanit çliron 16 fshatra të tjerë nga pushtimi armen

08/11/2020 10:38

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev njoftoi se 16 fshatra të tjerë janë çliruar nga pushtimi i Armenisë në vazhdën e operacioneve për çlirimin e territoreve të pushtuara.

“Ushtria triumfuese azerbajxhanase çliroi nga pushtimi fshatrat Yukari Veyselli, Yukari Seyitahmetli, Gorgan, Ucuncu Mahmutlu, Gacar dhe Divanalilar në Fuzuli, Yukarı Mezre dhe Yanarhac në Jabrayil, Gezyan, Balasoltanli dhe Merdanli në Gubadli, Beshdeli në Zengilan, Karabulak dhe Moshhmaat në Khojaly, Atagut dhe Tsakuri në Hojavend. Rroftë ushtria azerbajxhanase. Karabaku është Azerbajxhan”, shkroi Aliyev në Twitter.

Ndryshe, që nga fillimi i operacionit më 27 shtator në Malësinë e Karabakut, ushtria e Azerbajxhanit ka çliruar 4 qytete, 3 qyteza dhe mbi 200 fshatra, si dhe disa lartësira strategjike nga pushtimi i Armenisë.//AA

Top Channel