PSG fitoi thellë ndaj Rennen në javë e 10-të të Ligue 1 falë dyshes Moise Kean-Di Maria dhe thellon diferencën më ndjekësit më të afërt në renditjen e përgjithshme. Kampionët e Francës dominuan kundërshtarin që në minutat e para, teksa shënuan fillimisht me ish-sulmuesin e Juventusit dhe më pas me argjentinasin, për ta mbyllur këtë fraksion në epërsi të dy golave.

Gjatë pjesës së dytë skuadra e Thomas Thuchel shënoi edhe një gol të tretë me Di Marian, për rezultatin përfundimtar 3-0.

Në takimin tjetër të kësaj të shtunë në Ligue 1, Montpellier fitoi 2-0 në fushën e Bordeaux.

Top Channel