Në prag të përballjes më të rëndësishme të javës në Serinë A, Juventus-Lazio, trajneri i bardhezinjve, Andrea Pirlo, i shpreh se nuk i intereson shumë situata kaotike me tamponet në kampin kundërshtar.

“Pres një lojë të mirë dhe emocionuese sepse këto ndeshje të tilla janë. Por do të jetë gjithashtu e vështirë, kundër një ekipi të shkëlqyeshëm që e ka treguar në vitet e fundit, duke qenë gjithmonë në nivele të larta”.

Për Juventusin, vëmendja maksimale do të jetë te rinisja e aksioneve të kundërshtarit.

“Ne e presim që Lazio të luajë me skemën e saj të zakonshme 3-5-2. Ata janë shumë të mirë në kundërsulm, sepse mbyllen mirë në prapavijë dhe përpiqen të rinisen veçanërisht me dy sulmuesit dhe Milinkovic Savic. Duhet të luajmë një lojë të kujdesshme dhe të bëjmë pak gabime teknike, për të mos u dhënë hapësirë ​​kundërsulmeve të tyre”.

Me kthimin e Cristiano Ronaldos, Juventusi ka shënuar tetë gola në dy ndeshje …

“Kjo është gjëja më pozitive në dy ndeshjet e fundit. Duhet të përmirësohemi sepse mund ta bëjmë, jemi në rrugën e duhur”.

Top Channel