Joe Biden merr urime nga udhëheqës evropianë dhe të NATO-s

08/11/2020 04:14
Presidenti i zgjedhur Biden

Udhëheqës evropianë dhe ata të NATO-s përgëzuan kandidatin demokrat Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e cilësoi ditë të shkëlqyeshme për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se zoti Biden është mbështetës i fuqishëm i NATO-s dhe marrëdhënieve transatlantike. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke uruar zotin Biden tha se mezi pret të punojë me të.

Kryeministri britanik Boris Johnson përgëzoi zoti Biden dhe zonjën Harris për “arritjen e tyre historike”. Presidenti francez Emmanuel Macron, tha se “kemi shumë për të bërë për të kapërcyer sfidat e sotme. Le të punojmë së bashku”! shkroi ai.

Dëshira të ngjashme shprehën edhe udhëheqës të shumë vendeve evropiane.

Top Channel