Të shtënat me armë në Mirditë/ Zbardhen detaje, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit
Është kapur dhe ndaluar në Tiranë një 30-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar, si dhe është arrestuar një 36-vjeçar, që drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Bëhet fjalë për E. Sh., 30 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.
Po kështu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. D., 36 vjeç, pasi në fshatin Ballaj, Kavajë u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.
Top Channel