Gruaja e parë zv/presidente/ Kamala Harris, emblema e Amerikës multietnike

08/11/2020 01:56

Një grua për herë të parë në historinë e Shteve të Bashkuara të Amerikës do të mbajë postin e zv/presidentes. Kamala Harris, është emblema e Amerikës multietnike.

Por, kush është Kamala Harris?

Ajo lindi në Oakland të Californisë (1964) nga dy prindër imigrantë: një nënë me origjinë indiane dhe babai i lindur nga Xhamajka. Pas shkurorëzimit të prindërve, Harris u rrit kryesisht nga nëna e saj hindu, Shyamala Gopalan Harris, një studiuese për kancerin dhe aktiviste për të drejtat civile.

Ajo u rrit me trashëgiminë e saj indiane, duke iu bashkuar nënës në vizitat në shtetin e Indisë, por Harris ka thënë se nëna e saj adoptoi kulturën e “zezë” të Oaklandit. Vitet e para si senatore gjithashtu i kaloi për një periudhë të shkurtër edhe në Kanada. Kur Gopalan Harris mori mësime në Universitetin McGill, Harris dhe motra e saj e vogël, Maya shkuan me të, duke ndjekur shkollimin për pesë vite në Montreal.

Ajo ndoqi kolegjin në SHBA, duke kaluar katër vjet në Universitetin e Hoëardit, një nga kolegjet kryesore të vendit, të cilat ajo i ka cilësuar si ndër përvojat më formuese të jetës së saj. Harris thotë se gjithmonë ka qenë e rehatshme me identitetin e saj dhe thjesht e përshkruan veten si “një amerikane”.

Në vitin 2019, ajo i tha Washington Post se politikanët nuk duhet të futen në ndarje për shkak të ngjyrës ose sfondit të tyre. “Esenca ime është: Unë jam kush jam. Unë jam e mirë me të. Ndoshta duhet ta kuptoni, por jam mirë me të”, tha ajo.

Top Channel