Atletico e Madridit fitoi thellë me Cadizin në “Wanda Metropolitano” dhe ngjitet në krye të klasifikimit me 17 pikë, aq sa ka grumbulluar edhe Real Sociadedin, por me një ndeshje më shumë. Dy gola në çdo pjesë realizuan “Los Colchoneros”, te të cilët spikati Joao Felix, i cili hapi dhe mbylli serinë e golave në këtë sfidë.

Talenti portugez e zhbllokoi takimin në minutën e 8-të pasi mori një pasim nga Llorente (ky i fundit shfrytëzoi një gabim në dalje të portierit mik). Në të 22-ën ishte radha e Llorentes për të tundur rrjetën, ndërsa në pjesën e dytë shënoi Luiz Suarez i asistuar nga Joao Felix, për të ardhur më pas te goli i dytë personal i portugezit në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Fitore shumë e rëndësishme edhe për Sevilla, që iu imponua me rezultat minimal Osasunas, me gol të Ocampos me 11-metërsh në pjesë ne dytë.

Top Channel