Chelsea u kthye te fitorja në Premier League pas dy barazimeve radhazi, teksa shkatërroi me rezultatin e thellë 4-1 Sheffield United. Në fakt, sfida e zhvilluar në “Stamford Bridge” nisi keq për skuadrën e drejtuar nga Frank Lampard, teksa në minutën e 9-të McGoldrick devijoi me finte për në rrjetë goditjen e Berge. Ky gol shërbeu si shkëndijë për blutë e Londrës, që reaguan me forcë derisa në minutën e 23-të barazuan me Abraham.

10 minuta më vonë, Chilwell i dha epërsinë Chelsea-t pas krosimit të Ziyech. Sheffieldi mori goditjen e radhës në minutën e 77-të, kur Thiago Silva shënoi me kokë pas krosimit në zhvillimet e një goditjeje të lirë nga Ziyech.

Llogaritë Sheffieldin i mbylli Timo Werner në minutën e 80-të, gol që shoi shpresat e skuadrës mike për të shmangur humbjen.

Top Channel