Kapiteni Alessio Romagnoli shkaktoi një penallti naive ndaj turkut Yazici në ndeshjen që Milani humbi me rezultatin 0-3 ndaj francezëve të Lille mbrëmjen e djeshme, megjithatë në një deklaratë për mediat ka bërë apel për të ngritur menjëherë kokën.

Qendërmbrojtësi theksoi se te Milani ishin përgatitur për një sfidë të vështirë ndaj Lille, ndërsa pranoi se edhe ndaj Veronës do të jetë e komplikuar të dielën, por bëri thirrje që të gjithë të japin maksimumin për të kthyer menjëherë faqen.

“Ndaj Lille e dinim që do të ishte e vështirë, pasi ata luajnë futboll mjaft të bukur dhe të shpejtë, ashtu si ndaj Veronës. Megjithatë duhet të bëjmë kthesë menjëherë dhe të fitojmë ndaj Veronës, për të vijuar rrugëtimin tonë”, u shpreh Romagnoli.

Top Channel