Policia greke përplaset me protestuesit anti-kufizime pak para nisjes së shtetrrethimit (video)

07/11/2020 19:23

Një protestë anti-kufizime u bë e dhunshme dje në Selanik teksa demonstruesit goditën oficerët me gurë e mjete të tjera, duke plagosur të paktën dy oficerë. Autoritetet thanë se kishin bërë 11 arrestime.

Disa qindra protestues erdhën në manifestimin në qytetin verior grek për të dënuar kufizimet e reja të Covid-19 të vendosura nga qeveria.

Tensionet u përshkallëzuan në përplasje me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese kundër protestuesve të dhunshëm të cilët qëllonin me gurë e bomba boje.

Deri të premten Greqia ka regjistruar 52,254 raste me Covid-19, ndërsa 715 njerëz kanë vdekur nga infeksioni.
Kësaj jave qeveria ka kufizuar lëvizjet jo-thelbësore të qytetarëve.

Top Channel