Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar presidentin e ri të ShBA-së, Joe Biden.

Përmes një statusi në Twitter, Kurti ka thënë se udhëheqja e Biden është e nevojshme në Amerikë ashtu si në botë për të rivendosur besimin në demokraci, shtetin e së drejtës dhe dinjitetin njerëzor.

“Urime për fitoren historike Joe Biden, një mik dhe aleat për një kohë të gjatë i qytetarëve të Kosovës. Udhëheqja juaj është e nevojshme në Amerikë ashtu si në botë për të rivendosur besimin në demokraci, shtetin e së drejtës dhe dinjitetin njerëzor. Unë pres që të forcojmë marrëdhëniet tona”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij.

Kujtojmë se Kurti edhe publikisht ka përkrahur Joe Biden për president. Madje ai përmes një videomesazhi iu drejtua shqiptarëve përtej Atlantikut, duke u kërkuar që të votojnë Bidenin për president.

Top Channel