Humbja e Donald Trump/ Kur do të largohet presidenti nga Shtëpia e Bardhë?

07/11/2020 20:11

Donald Trump nuk pritet të jetë fitues i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, kështu që tani duhet të jetë duke menduar kohën e largimit nga selia e presidentit.

Shumë agjenci në SHBA kanë shpallur fitues demokratin Biden duke e quajtur presidentin e 46-të të Amerikës.

Biden ka fituar votën në Arizona, Michigan e Wisconsin, shtete këto të cilat votuan për Trump në zgjedhjet e 2016.

Disa ditë pas zgjedhjeve të 3 nëntorit Biden tashmë projektohet të fitojë dhe shtetet e Pennsylvania e Nevada, duke e çuar demokratin përtej 270 votave elektorale që nevojiten për të marrë presidencën.

Si zakonisht “Dita e Inaugurimit” të presidentit pritet të mbahet me 20 janar 2021, kur presidenti i zgjedhur, në këtë rast Joe Biden do të bëjë betimin e do të marrë zyrën si president.

Biden do të nisë mandatin katër-vjecar ndërsa kolegia e tij kandidate Kamala Harris do të bëhet zv. presidente.

Kjo datë shënon dhe fundin e presidencës së Donald Trump dhe nisjen e asaj të Joe Biden.

Biden pritet të vizitojë Trump në Shtëpinë e Bardhë para ceremonisë së inaugurimit, pas së cilës do të mbahet dhe ceremonia e largimit të Trump dhe familjes së tij nga Shtëpia e Bardhë.

Por diçka e tillë nuk pritet të zhvillohet shumë qetësisht teksa Trump ka thënë se do të padisë për parregullsi të gjitha fitoret e shteteve nga Biden.

FOTO GALERI
1/3
Shumë agjenci në SHBA kanë shpallur fitues demokratin Biden duke e quajtur presidentin e 46-të të Amerikës.

Top Channel