Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Si pranohet humbja

06/11/2020 14:09

Senatori Jones sapo më informoi se të dhënat tregojnë fitoren tënde dhe unë  doja të nxitoja t’iu paraqisja urimet e mia. Ne ia lamë në dorë zgjedhjen popullit amerikan dhe vullneti i tij është ligj.

Ky ka qenë teksti i telegramit të shkurtër të urimit që kandidati presidencial William Jennings Bryan, i dërgoi kundërshtarit të tij William McKinley në 1896, dy ditë pasi humbi në zgjedhjet e atij viti.

Ai vendosi një precedent të pranimit të hijshëm të disfatës. Që atëherë, çdo kandidat ka mbajtur gjallë traditën, pavarësisht se sa e egër apo armiqësore ka qenë fushata, dhe zakonisht pranimi i humbjes është bërë disa orë pas mbylljes së votimit. Por, nuk ka asnjë kërkesë ligjore apo kushtetuese për të pranuar humbjen. Refuzimi për ta bërë këtë, hap dyert për beteja në gjykatë dhe konfuzion.

Në vitin 2000, kandidati demokrat, Al Gore, pranoi humbjen ndaj George W Bush, por më pas u tërhoq nga pranimi i humbjes kur u bë e qartë se rezultati i votimeve ishte më i ngushtë nga sa ekipi i tij elektoral kishte menduar. Gjykata e lartë vendosi asokohe në favor të Bush. Njerëzit ndërkohë, kanë ndarë online klipe dhe mesazhe të kandidatëve të mëparshëm që kanë pranuar humbjen, për të nxjerrë në pah kontrastin me zgjedhjet e këtij viti.

Një redaktor i BBC ka postuar ndërkohë videon e fjalimit të Johyn McCain pasi humbi me Barak Obamën në 2008.  Ndërsa rezultatet nuk janë mësuar ende në këto zgjedhje, fushata e Trump e ka bërë të qartë se presidenti nuk do ta pranojë automatikisht humbjen nëse joe biden do të pretendojë fitoren.

Top Channel