Sëmundja e Putin/ Opozitari: Tranzicioni i pushtetit në Rusi ka nisur

06/11/2020 19:02
Ish-oficer i FSB, Gennady Gudkov (majtas)

Ekspertë politikë në Perëndim kanë arritur së fundmi në konlkuzionin se presidenti rus Vladimir Putin, po përballet me problem shëndetësore. Por megjithse Kremlini i ka përçmuar akuzat si “absolutisht budallëqe”, një politikan opozitar insiston se “në Rusi ka nisur procesi i tranzicionit të pushtetit”.

Opozitari rus ish-oficer i FSB, Gennady Gudkov thotë se me shuma gjasa Putin ka pranuar të largohet nga posti.

Në një intervistë me gazetarin Alexander Sotnik ai tha: “Jam i sigurtë që tranzicioni i pushtetit në Rusi ka nisur.

“Unë nuk kam informacione të brendshme, por kam nxjerrë konkluzione analitike që ndjekin logjikën sipas informacioneve që janë të hapura për këdo.
“Unë besoj se Putin ka pranuar të largohet – ose vullnetarisht ose prej shëndetit të tij (fizik ose mendor).”

Gudkov beson se pushteti do të shkojë te një grup njerëzish “të udhëhequr nga zyrtarë sigurie, të cilët shpejt do t’i ngrejnë vetes pyetjen: si të ruajmë Putinizmin pa Putin?”

Ai thotë se konkluzionet erdhën pas sjelljes “së çuditshme” të presidentit gjatë pandemisë.

“Në të gjithë botën presidentët dhe kryeministrat e vjetër nuk heqin dorë nga aktiviteti i tyre,” thotë Gudkov, i cili ka shërbyer në KGB gjatë epokës sovjetike.
“Prandaj shanset e tyre të infektimit janë më të larta se qytetarët e thjeshtë. Për shembull Donald Trump (74 vjeç) është më i vjetër se Putin dhe po kryen një fushatë aktive elektorale; Angela Merkel (66 vjeçe), është aktive në punë.”

Gudkov shton: “Ndërsa gjatë kësaj kohe, Putin ka qëndruar në bunker, ndoshta që prej marsit. Duke parë deklaratat e Kremlinit, ndoshta ai do të qëndrojë aty deri në fund të vitit, duke kryer video-konferenca, i ulur në zyrën e tij, në të njëjtin pozicion, në të njëjtin vend. Vladimir Putin ka frikë nga diçka.”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se raportimet Solovei, megjithse janë publikuar me etje nga tabloidet britanike, janë të rreme.

Ai tha: “Janë absolutisht budallëqe. Me presidentin është gjithçka në rregull”. kur u pyet nëse Putin do të tërhiqet së shpejti siç sugjeron Solovei, Peskov tha: “Jo”.

Në vitin 2015, neurologë të universitetit mjekësor të Nijmegen në Hollandë identifikuan shenja të dallueshme në ecjen e Putin që mund të jenë sinjale të Parkinson.

Mjekët vërejtën se udhëheqësi rus ecte me krahun e majtë palëvizur, thuajse të ngulur në anënë e tij të majtë, në një kohë kur krahu i djathtë i lëvizte lirisht.
Edhe në pamjet e fjalimeve të presidentit 68 vjeçar ai shpesh mbështet krahun e djathtë në folëse ndërsa të majtin përsëri e lë të varur.

Por studiuesit e ecjes së tij sinjalizojnë se stili fizik i presidentit mund të vijë dhe nga ajo që njihet si “ecja e pistolerit”, pasi agjentët e KGB ishin stërvitur të mbanin armët e tyre të ngjitura më krahun e majtë të trupit.

Putin është ish-kreu dhe oficer i vjetër i KGB

FOTO GALERI
1/5
Foto te famshme te Putin ne natyre

Top Channel