Pandemia Covid-19, çfarë maskash përdorin monarkët?

06/11/2020 21:39

Vala e dytë e pandemisë së koronavirusit ka mbërritur dhe tani, askush nuk ndihet i sigurtë, përfshirë këtu anëtaret e familjeve mbretërore.

Figura të ndryshme të monarkive nëpër botë po japin shembullin e tyre, duke ndjekur të gjitha protokollet sanitare, e veçanërisht mbajtjen e maskës. Nga Kate Middleton tek mbretereshë Rania e Jordanisë, apo Leticia e Spanjës dhe Charlene e Monakos, të gjitha po tregojnë se i druhen po aq sa të tjerët virusit dhe po japin shembullin e tyre duke e mbajtur maskën në publik. Por kjo nuk do të thotë që një detyrim si ky, nuk duhet të jetë dhe një hap me modën.

Kate Middleton, e njohur për stilin e saj, preferon që në daljet e vetë publike të shfaqet me maska me lule. Charlene i përdor maskat për të përcjellë mesazhe si “Qetësi” apo “Bashkë jemi më të fortë”. Leticja dhe Rania nga ana tjetër mendojnë që më të sigurta janë maskat kirurgjikale, ndaj kanë preferuar të mbajnë pikërisht ato.

Top Channel