Nxiti për prerje koke të dr. Fauci/ Ish-këshilltari i Trump përjashtohet nga Twitter

06/11/2020 16:51

Twitter ka ndaluar së fundmi llogarinë e ish-këshilltarit të presidentit Donald Trump, Steve Bannon pasi bënte thirrje për prerje koke të krye-mjekut të SHBA, Dr Anthony Fauci dhe kreut të FBI, Christopher Wray.

Duke folur në një nga opinionet e tij direkte që transmetohen nga disa rrjete sociale, i njohuri nga mediat amerikane si ‘provokator i të djathtës ekstreme’ dha mbështetjen e tij për dhunë ndaj ekspertit më të vjetër të sëmundjeve infektive në SHBA.

“Mandati i dytë duhet të nisë me shkarkimet e Wray dhe Fauci … në fakt desha të shkoja një hap më tej, por presidenti ka zemër të mirë dhe nuk e bën,” tha Bannon në rekomandimet e tij ekstreme.

“Në fakt unë do të preferoja të ktheheshim në epokën e Tudor-ve në Angli dhe do të ngulja kokat e tyre në hushta druri, do t’i vendosja ato në dy cepat e Shtëpisë së Bardhë si paralajmërim për burokratët federalë, në mënyrë që ose të zbatojnë programin e tyre ose të largohen”.

Twitter ndaloi në mënyrë të përhershme llogarinë e Bannon dhe programin e tij të komenteve “War Room” me argumentim promovim dhune.
E njëjta video ishte edhe në rrjetin Facebook për rreth 10 orë para se të hiqej.

Shqetësimi i dhunës ka qenë një rrezik konstant gjatë zgjedhjeve të SHBA, mes retorikës së ndezur të kandidatëve dhe akuzat e ndërsjellta për vjedhje vote.
Policia në Philadelphia arrestoi dje dy burra si të dyshuar për komplot ndaj Qendrës së Konventave në Pennsylvania. Autoritetet thanë se ishin sinjalizuar nga një i afërm i një prej sulmuesve, i cili kishte udhëtuar 480km për të shkuar aty nga Virginia.

FOTO GALERI
1/3
Twitter ka ndaluar së fundmi llogarinë e ish-këshilltarit të presidentit Donald Trump, Steve Bannon

Top Channel