Muslimanët francezë të revoltuar nga sulmet, dalin në mbrojtje të kishës lokale

06/11/2020 21:16
Benferhat flet me një theks jugor francez dhe e identifikon veten si “më francez se gjithçka.”

Një grup muslimanësh francezë kanë vendosur të bëjnë roje jashtë katedrales së qytezës së tyre për ta mbrojtur atë, duke treguar solidaritet në besimtarët katolikë.

Muslimani francez Elyazid Benferhat thotë se u tmerrua kur dëgjoi për sulmin ekstremist në kishën e Nice dhe prandaj vendosi të veprojë.

Benferhat, njeriu që e përshkruan veten si “i paqes dhe pragmatizmit” mblodhi një grup miqsh muslimanë të cilët vendosën të qëndrojnë jashtë katedrales për fundjavën e pushimit në Francë, në mënyrë simbolike për ta mbrojtur atë dhe për të treguar solidaritetin e tyre.

Besimtarët e rregullt të kishës së shekullit të 13-të në qytezën e Lodeve ishin prekur shumë nga gjesti. Prifti vendas tha se gjesti i tyre jepte shpresë në kohë trazirash.

Benferhat flet me një theks jugor francez dhe e identifikon veten si “më francez se gjithçka.” Nëna e tij ka lindur në Algjeri ndërsa ai ka lindur në Francë deh është rritur duke folur frëngjisht. “Unë jam musliman … por në Francë kemi parë si islamofobi ashtu dhe terrorizëm”, thotë ai.

“Vitet e fundit kam pasur një si gropë në stomak, sepse sa herë dhuna ekstremiste godet Francën, muslimanët francezë përballen me stigmatizim, edhe pse nuk kemi të bëjmë fare me të”.

Ai e quan vrasjen me prerje koke të mësuesit në Paris muajin e kaluar “një akt i pabesueshëm, i një mizorie të paprecedentë”.

Ndërsa kur tre njerëz u vranë një javë më parë në bazilikën e Notre Dame në Nice, Benferhat thotë se u trazua aq shumë sa që vendosi të bëjë diçka “në mënyrë që të gjithë të zgjohen.”

Benferhat, i cili punon në kompaninë franceze Total dhe jep mesime futbolli në një klub lokal, thotë se ka mbledhur disa shokë për iniciativën, e cila tashmë ka tërhequr vëmendjen e mediave, por bashkë me të dhe abuzim nga grupet e të djathtës ekstreme.

Por Benferhat thotë se reagimi ka qenë “90% pozitiv.”

Trupi i tij tashmë mendoj ta çojë më tej idenë, duke e përsëritur për Krishtlindje si dhe në qytete të tjera.

FOTO GALERI
2/3
Benferhat punon në kompaninë franceze Total dhe jep mesime futbolli në një klub lokal

Top Channel