“Përshëndetja më e bukur që na e bëri sot”, djali i Hashim Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin gjatë vizitës në Kosovë Një ditë pas dorëheqjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe vendosjes së tij në paraburgim në Hagë, qeveria e vendit u angazhua se do të punojë me përkushtim.
“Presim bashkëpunimin e të gjithëve, bashkëpunimin e Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që t’i realizojmë projektet e mëdha që i kemi para vetes, që janë me rëndësi kombëtare. Qeveria e Kosovës pret nga të gjithë të vazhdojnë të demonstrojnë kulturë të lartë politike”, tha kryeministri Avdullah Hoti.
Në mbledhjen e qeverisë, Hoti vlerësoi, siç tha ai, sjelljen e përgjegjshme dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me drejtësinë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ai përsëriti se lufta e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi nuk mund të njolloset dhe as të përbaltet.
“Populli i Kosovës nuk luftoi në tokë të huaj por në oborrin e vet për të mbrojtur pragun e shtëpisë. Agresori ishte Serbia. Askush asnjëherë nuk ka asnjë dilemë për këtë. Duhet të tregojmë urtësi e vizion për të përballuar këtë sprovë dhe të dalim faqebardhë”, tha ai.
Sipas Kosovapress, ministri i drejtësisë, Selim Selimi, tha në mbledhjen e qeverisë se vendi po kalon një periudhë të vështirë dhe ngritja e aktakuzave është një goditje për Kosovën. Ai kërkoi që qeveria të pezullojë dialogun me Serbinë deri në një moment të dytë e po ashtu duhen ndërprerë edhe të gjitha aktivitetet që lidhen me Serbinë.
“Qeveria e Kosovës është për vendosjen e drejtësisë, por gjykata duhet qartë të sqarojë se është gjykatë e Kosovës e nuk operon me “prova” të Serbisë”, tha ai.
Top Channel