Luis Alberto është i gatshëm të kthehet në fushë. Futbollisti spanjoll përmes një historie në Instagram, tregoi se rezultati tamponit të fundit ka dalë negativ.

Kjo do të thotë që “Magjistari” i Lazios e ka mposhtur përfundimisht Koronavirusin dhe do të kthehet në dispozicion të Simone Inzaghit, pasi humbi tri ndeshjet e fundit të bardhekaltërve: kundër Bruges, Torinos dhe Zenitit.

Luis Alberto e kishte “njoftuar” lajmin e mirë në rrjetet sociale, duke publikuar një imazh që e portretizon atë në veprim. Pastaj erdhi fotoja e raportit mjekësor. Lajm i mirë për Lazion, që ka në dispozicion numrin 10 në funksion të ndeshjes së madhe, të dielën përballë Juves.

Top Channel