Vllaznia ka mësuar emrin e kundërshtarit me të cilin do të përballet në raundit e dytë kualifikues të Champions League-s. Vajzat kuqeblu do të matin forcat me kampionen e Bjellorusisë, FC Minsk, dhe ndeshja do te luhet sërish ne stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”.

Një lajm shumë i mirë fakti që sfida do të zhvillohet në impiantin e Shkodrës, aty ku Vllaznia e femrave është ambientuar dhe e ka më të lehtë për t’u orientuar.

FC Minks është një skuadër e fortë për Vllazninë, pasi në vazhdimësi ka mundur të kalojë raundet kualifikuese të Championsit. Ndeshja do të luhet më 18 ose 19 nëntor dhe nuk do të ketë takim kthimi.

Vajzat kuqeblu, të drejtuara nga Nikolin Leka, do të tentojnë të bëjnë mrekullinë përballë këtij kundërshtari, edhe pse shkalla e vështirësisë është më e lartë. Vllaznia në raundin e parë eliminoi kampionen turke ALG Spor Kulubu pas një ndeshjeje dramatike (3-3), që u vendos vetëm pas goditjeve të 11-metërshave (3-2).

Top Channel