Burgoset “Jezusi i kryqëzuar” jashtë selisë kryesore të inteligjencës në Moskë

06/11/2020 19:51

Një artist rus, aktivist i të drejtave është burgosur sot për “instalacionin” e tij të Jezusit të kryqëzuar, gjysmë të zhveshur, të mbajtur jashtë selisë kryesore të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) në qendër të Moskës.

Pavel Krisevich ktheu veten në Jezus Krisht teksa kolegë të tij aktivistë ishin veshur me pardesy të etiketuara “FSB”, lagnin zonën rreth me lëngun e djegies dhe hidhnin dosje të grisura, të cilat simbolizonin rastet kriminale, shkruante agjencia Znak.com. Organizatorët thanë së donin të sensibilizonin për aktivitetin e FSB, raportonte gjithashtu Associated Press.

Autoritetet ndaluan shpejt Krisevich të cilin e shoqëruan dhe më pas ngritën akuza të shumta ndaj tij si mbajtje eventesh publike pa leje, shkelje të regullave të koronavirusit e të tjera. Sot ai u dënua me 15 ditë burgim nga 30 ditë që ishte dënimi maksimal i parashikuar.

Krisevich është dënuar edhe më parë për shfaqje të ngjashme artistike siç ka qenë prerja e kokës së një manekini para gjykatës që dënoi kolegët e tij disa javë më parë.

Ndërsa në gusht artisti “vari” veten në një urë në Shën Petersburg në mbështetje të të burgosurve politikë rusë e bjellorusë.

FOTO GALERI
2/5
Krisevich është dënuar për shfaqje si prerja e kokës së një manekini, para gjykatës që dënoi kolegët e tij.

Top Channel