Britania e Madhe në karantinë/ Rita Ora thotë se izolimi po e vret

06/11/2020 20:59

Për shkak të pandemisë së koronavirusit do të hyjë në fuqi karantina në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të përfundojë “automatikisht” më 2 dhjetor, deklaroi kryeministri britanik Boris Johnson.

Duket se këngëtarja shqiptare me famë botërore, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar nuk është dakort me masat e reja të izolimit.

Rita Ora publikoi në InstaStory një video satirike që e kishte realizuar gjatë karantinës së kaluar, ku shfaqej duke goditur tavanin me kokë ndërsa bënte ushtrimet.

Këngëtarja thotë se një gjë e tillë po vazhdon “ta vret” dhe ironizon faktin që vendi po futet për herë të dytë në izolim.

“Kjo vazhdon të më vrasë vërtet, izolimi i dytë, le të mos e bëjmë këtë sërish”, ka shkruar Rita Ora në InstaStory.

Top Channel