Barcelona ka pasur kontakte gjatë javëve të fundit me anësorin e Bayernit të Mynihut, David Alaba, kontrata e të cilit me kampionët e Gjermanisë skadon në qershor të vitit të ardhshëm. “Blaugranat” synonin që ta merrnin Alaban me parametër zero, por bisedimet nuk ka përparuar për shkak të kërkesave të larta të futbollistit.

Kërkesat e Alaba, i cili është një lojtar shumë interesant (mund të luajë edhe si mbrojtës qendre), ishin astronomike: ai kërkoi një pagë prej 15 milionë eurosh neto në sezon (domethënë me një kosto për klubin prej 30 milionë eurosh) dhe, përveç kësaj, një bonus transferimi.

Pasi njohu kërkesat e tepruara të anësorit, Barça ka vendosur të ndalë çdo negociatë, për momentin, sepse nënshkrimi është i parealizueshëm për shkak të situatës aktuale të klubit, i cili po negocion një rregullim të përkohshëm të pagave për të lehtësuar dëmin që kanë shkaktuar pandemia (rreht 300 milionë euro humbje).

David Alaba ka luajtur gjithsej 394 ndeshje për Bayernin deri më sot, ka shënuar 31 gola dhe ka dhënë 49 asiste. Aktuali është sezoni i dymbëdhjetë në klubin bavarez, me të cilin ai ka fituar 2 Champions League, 9 tituj të Bundesligës, 6 Kupa të Gjermanisë dhe 1 Botëor për Klube

Top Channel