Patriarku Irenej ne funeralin e te dieles

Kleriku më i lartë në Serbi është infektuar me koronavirus disa ditë pas pjesmarrjes në funeralin masiv të një peshkopi malazez që vdiq nga Covid-19.

Patriarch Irinej, kreu 90-vjeçar i kishës ortodokse serbe u shtrua të mërkurën në spital.

Ai drejtoi të dielën funeralin e klerikut më të lartë të Malit të Zi, 82-vjeçarit Amfilohije Radovic.

Përveç Irinej, disa njerëz të tjerë që morën pjesë në funeral besohet se janë infektuar me Covid-19. Pasuesi i Amfilohije raportohet se vuan nga simptoma “pneumonie të lehtë”.

Pjesëmarrësit në event nuk mbanin maska dhe shumë puthnin trupin e peshkopit të ndjerë në arkivolin e hapur, megjithë rritjen e rasteve të infektimit në Serbi e në Malin e Zi dhe paralajmërimet e autoriteteve se eventi mund të shkaktonte rrezik publik.

Ndërkohë i ndjeri Amfilohije njihej si skeptik i pandemisë dhe i përshkruante pelegrinazhet ortodokse si “vaksina e Zotit”, si dhe nuk pranonte të mbante maskë.

Kryeministri malazez Zdravko Krivokapic dhe presidenti i Serbise Vuçic ishin gjithashtu prezentë në funeralin në Podgoricë.

Kisha ortodokse serbe është një institucion i fuqishëm si në Serbi dhe në Malin e Zi, dhe liderët e saj janë aleatë të rëndësishëm për politikën, ose siç ndodh nganjëherë, kthehen në kundërshtarë të rrezikshëm.

Presidenti i vjetër i Malit të Zi, Milo Gjukanovic, e zbuloi këtë fakt me pasoja në kurriz të tij, kur tentoi të konfiskonte pronat e kishës.

Kjo bëri që peshkopi Amfilohije, i cili vdiq të premten, të bashkohej me opozitën dhe drejtoi protestat, qe rrjedhimisht çuan në disfatën e Gjukanoviç me votën parlamentare të gushtit.

FOTO GALERI
3/5
Ndërkohë i ndjeri Amfilohije njihej si skeptik i pandemisë

Top Channel