Roma forcoi pozitat si lidere e Grupit A të Europa League-s falë fitores së thellë 5-0 ndaj skuadrës rumune Cluj, në stadiumin “Olimpico”.

Për verdhekuqtë kjo sfidë rezultoi si shëtitje, pasi në asnjë moment nuk u vu në diskutim suksesi. Skuadra e kryeqytetit italian e mbylli pjesën e parë me tre gola diferencë, pasi gjetën rrjetëm Mkhytarian, Ibanez dhe Mayoral. Gjatë pjesës së dytë ekipi i drejtuar nga Fonseca shënoi edhe dy gola të tjerë me Mayoral dhe Pedron për rezultatin përfundimtar 5-0. Luajti titullar në mbrojtje Marash Kumbulla, që pati pak punë për të bërë ndaj ekipit rumun.

Roma forcoi pozitat si lidere e Grupit A të Europa League-s falë fitores së thellë 5-0 ndaj skuadrës rumune Cluj, në stadiumin “Olimpico”. Për verdhekuqtë kjo sfidë rezultoi si shëtitje, pasi në asnjë moment nuk u vu në diskutim suksesi. Skuadra e kryeqytetit italian e mbylli pjesën e parë me tre gola diferencë, pasi gjetën rrjetëm Mkhytarian, Ibanez dhe Mayoral. Gjatë pjesës së dytë ekipi i drejtuar nga Fonseca shënoi edhe dy gola të tjerë me Mayoral dhe Pedron për rezultatin përfundimtar 5-0. Luajti titullar në mbrojtje Marash Kumbulla, që pati pak punë për të bërë ndaj ekipit rumun.

Garë e fortë në Grupi F, ku janë 3 skuadra me nga 6 pikë. Napoli arriti një fitore me përmbysje 1-2 ndaj Rijekës, që e vuri në vështirësi skuadrën e Gattusos në pjesën e parë. Skuadra kroate kaloi e para në epërsi në minutën e 13-të me Muric. Napolitanët mundën të barazonin në fundin e pjesës së parë me Demme, ndërsa në të 62-ën detyruan Braut të shënonte autogol. Po në këtë grup, Real Sociedadi fitoi 1-0 ndaj Alkmaarit.

Tottanhami bëri shumë shpejt autokritikë për humbjen e një jave më parë në fushën e Antwerpit. Spurs-at triumfuan 1-3 në fushën e Ludogoretsit me gola të Harry Kane, Lucasit dhe Lo Celsos (për vendasit shkurtoi rezultatit përkohësisht 1-2 Keseru). Historik goli i Harry Kane, i 200-ti me fanellën e Tottenhamit në 300 ndeshje gjithsej.

Në sfidat e tjera bie në sy barazimi 3-3 mes Benficas dhe Rangers apo fitorja 2-4 e Leverkusenit në fushën e Hapoel Beer Shevas.

 Rezultatet:

AS Roma-CFR Cluj      5-0

Benfica-Rangers        3-3

Hapoel Beer Sheva-Bayer Leverkusen 2-4

Lech Poznan – St. Liege       3-1

Ludogorets – Tottenham   1-3

Omonia – Granada CF 0-2

PAOK – PSV   4-1

Rapid Vienna – Dundalk     4-2

Real Sociedad – AZ Alkmaar       1-0

Rijeka – Napoli     1-2

Sivasspor – Qarabag   0-0

Slavia Prague – Nice    3-2

Top Channel