Kancelari austriak Sebastian Kurz pas sulmit të përgjakshëm në Vjenë foli për një luftë mes civilizimit dhe barbarisë, që zë fill “prej urrejtjes ndaj mënyrës sonë të jetesës dhe demokracisë sonë”.

Sulmi në Vjenë, tregoi edhe një herë se evropa, është nën kërcënim të vazhdueshëm nga xhihadistët. Ky kërcënim, sipas ekspertëve, ka rënie, por ekziston. Thomas Renard, nga instituti egmont në bruksel thotë se autorët e sulmeve janë individë që veprojnë të vetëm, edhe pse kanë kontakte me propagandën xhihadiste.

“Ata janë trashëgimi e të ashtuquajturit Kalifat (në Siri dhe në Irak) e janë përgjegjës, që edhe pse është i ulët niveli i kërcënimit ata rregullisht vazhdojnë të ushtrojnë sulme”.

Edhe pas rënies së sundimit të IS në thelb propaganda ka mbetur e njëjtë: Ajo synon të nxisë “myslimanët e mirë” kundër “Perëndimit të degjeneruar dhe të pamoralshëm”, lëvdon luftën globale të Islamit kunder jo besimtarëve dhe nxit urrejtjen për veprat e Perëndimit kundër myslimanëve. Me këtë ata vazhdojnë të frymëzojnë për sulme terroriste, shpjegon Renard.

Në Europë, sipas tij, ka gjithsej rreth 50.000 persona të lidhur me xhihadizmin që janë të njohur për autoritetet e sigurisë. Shumë prej tyre janë luftëtarë IS të kthyer dhe udhëtarë të zhgënjyer, që kanë dashur t’i bashkohen Shtetit Islamik dhe janë bllokuar në kufirin turko-sirian.

Eksperti i terrorit tërheq vëmendjen për të mos pasur reagime të ekzagjeruara politike, që mund të kenë efekt kundërproduktiv. Autoritetet e sigurisë duhet që t’i analizojnë gabimet e tyre dhe të nxjerrin mësime.

Nga ana tjetër sot dihet, që bashkëpunimi mes policive, shkollave, burgjeve dhe shërbimeve sociale e vrojtimi online sjell rezultatet më të mira. Nevojitet një sistem paralajmërues për radikalizimin e të rinjve, sepse shumica e atyre që kryejnë sulmet janë nga mosha 18 deri në 25 vjeç.

Top Channel