“Jam po aq burrë sa…”/ Inxhinieri që shkon në punë me taka, i ftuari i Bietës: Djemtë janë xhelozë

05/11/2020 17:43

Një nënshtetas amerikan, por që prej kohësh jeton e punon në Gjermani u bë i njohur në botë, për shkak të mënyrës se si vishet.

Mark Bryan, inxhinier me profesion ka hequr dorë nga kostumet klasike të burrave, duke shkuar çdo ditë në punë me taka dhe fund. 61-vjeçari këtë të enjte ishte i ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ku zbuloi shumë të panjohura për veten. Ai tha se ka 40 vite që ecën me taka, ndërsa veshjen e fundeve e ka nisur këto 5 vitet e fundit.

E gjitha sipas tij nisi pasi nuk ndihej mirë me kostumet serioze dhe dëshironte të eksperimentonte me funde e taka të larta, për të bërë kombinime të ndryshme. I pyetur nga Bieta nëse 61-vjeçari ka orientim të kundërt seksual, ai dëshmoi të kundërtën, duke thënë madje se të gjithë mendojnë se ka sjellje homofobe, si dhe shtoi se është po aq burrë sa të tjerët.

“Takat i bëjnë këmbët të duken të gjata dhe të bukura, gratë janë pak xheloze duke më parë mua duke ecur me taka gjatë gjithë ditën. Mendoj që edhe djemtë janë xhelozë. Unë punoj në një zyrë, ndodhem para kompjuterit për pjesën më të madhe të kohës, unë atje heq këpucët, kam marr një top tenisi dhe bën masazh për këmbët. Kam më shumë se 50 palë taka. Ajo (gruaja) thotë që nuk ka nevojë për taka, unë jam i vetmi tek shtëpia që mbaj taka. Takat më të larta janë 15 centimetra. Unë përpiqem të vesh taka të pranueshme për ambientin e punës. Zyra jonë e pranon mënyrën atraktive të të jetuarit, nëse ka të bëjë kjo me orientimin seksual, apo nëse dikush dëshiron të veshë diçka që nuk ka lidhje me gjininë. Unë jam heteroseksual. Ndonjëherë jam akuzuar se jam homofob. Gruas time i duken këto akuza ironike. Rrobat nuk duhen të tregojnë orientimin seksual. Fillova të vesh taka rreth 40 vite më parë, kur studioja për inxhinieri. Gjatë kësaj periudhe i kam veshur, nuk i kam veshur më. Kam 5 vite që vesh funde. Unë kam qenë në ambiente zyre për një kohë shumë të gjatë, vazhdimisht themi që burrat veshin kostume, blu, gri, kafe, duke e bërë këtë për shumë vite u mërzita. Kur unë vesh taka kam ngjyra të ndryshme dhe vendosa t’i vesh ato me kostumet e mia në fillim. Më pas bëja shaka me kolegët e mi, që një ditë do të mbaj fund dhe një ditë e bëra këtë gjë, ndërsa tani e bëj çdo ditë. Po kam pasur shikime të çuditshme, por janë njësoj sikur shikon një burrë me flokë të gjelbër. Kur unë shikoj një person që ka flokë me ngjyrë të gjelbër, shumica prej njerëzve e shikojnë atë dhe thonë që kjo është e çuditshme dhe shikojnë punët e tyre. Ajo (gruaja) në fillim u shokua, se sa mirë unë dukesha. Më tha wow i kam parë këmbët e tua por nuk e dija që dukeshin kaq mirë me taka. Mbështetja e parë më bën të vazhdoj, pasi mora ato 15 minutat e famës time. Ajo nuk e pëlqen këtë famë që kam marrë. Kur e hapa në fillim Instagramin doja të dokumentoja se çfarë vishja. Kur fillova mund të kisha 20-30 këpucë, por edhe me këto ke kombinime të ndryshme, nëse vesh një këmishë në ngjyrë tjetër. Instagramin e hapa për të dokumentuar atë që kisha veshur. Unë dua të shikoj opsionet, që të mos vishem në të njëjtën mënyrë çdo ditë. Unë jam aq burrë sa mund të jetë gjithkush”, tregoi inxhinieri.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA