Fushata presidenciale 2020 shënon rekord të ri shpenzimesh me 14 miliardë dollarë

05/11/2020 19:18

14 miliardë dollarë janë shpenzuar sivjet në fushatën amerikane presidenciale dhe atë të Kongresit, duke vendosur një rekord të ri botëror.

Shifrat e hartuara nga grupi “i paanshëm” i analistëve të ‘Center for Responsive Politics’, ishin më shumë se dyfishi i asaj që kandidatët shpenzuan ne zgjedhjet e 2016.

Grupi llogarit se vetëm fushata presidenciale ka kushtuar të paktën $6.6 miliardë, kurse garat për kandidatët e Kongresit kanë kushtuar rreth $7 miliardë.

Shumica e shpenzimeve ka ardhur nga kampi demokrat, i cili lufton të rrëzojë nga froni Donald Trump dhe të rimarrë kontrollin e Senatit. Demokratët llogaritet se kanë shpenzuar dy herë më shumë sesa homologët republikanë, siç ka ndodhur vazhdimisht në zgjedhjet e fundit.

Sarah Bryner, studiuese e Center for Responsive Politics tha se si liberalët (Demokratët) ashtu dhe konservatorët (republikanët) kanë përfituar nga ligji i njohur si ‘Citizens United’ për të marrë më shumë financime.

“Kur Citizens United u vendos 10 vjet më parë konservatorët ishin më të shpejtë për t’u afruar me grupet e jashtme për lehtësimin e donacioneve të mëdha. Por tashmë liberalët e kanë rekuperuar diferencën dhe po përfitojnë nga çdo mundësi që u vjen për të përhapur mesazhin e tyre”, tha Bryner.

Qendra kishte llogaritur fillimisht se shpenzimet totale ishin $10.8 miliardë, por ndryshoi shifrat pas rritjes së financimeve elektorale në javët e fundit.

Ata thonë se demokrati Joe Biden pritet të bëhet kandidati i parë në historinë e SHBA që mbledh $1 miliardë donacione, në një fushatë të vetme.
Por dhe fushata e president Donald Trump tha se janë mbledhur $950 milionë gjatë zgjedhjeve të 2020. Shifrat e fundit nuk përfshijnë donacionet e mbledhura nga Komiteti Kombëtar Demorkat dhe Komiteti Kombëtar Republikan.

Shuma kaq të mëdha të shpenzuara për fushata të “marredhënieve me publikun” kanë bërë që shumë njerëz t’i konsiderojnë si shpërdorime, në një kohë kur shumë vuajnë nga varfëria, uria, mungesa e strehës dhe e kujdesit shëndetësor.

FOTO GALERI
2/3
Shifrat e hartuara nga grupi “i paanshëm” i analistëve të ‘Center for Responsive Politics’, ishin më shumë se dyfishi i asaj që kandidatët shpenzuan ne zgjedhjet e 2016.

Top Channel