
09/05 17:45
Dërgimi i liderëve të UÇK-së në Hagë është tema e diskutimit mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel.
Edith Harxhi, një njohëse e mirë e politikave të jashtme, analizoi komplotin që po i bëhet Kosovës. Sipas saj, Rusia, Serbia, por edhe shërbime sekrete transatlantike janë “komplotuesit” e ish-komandantëve të UÇK-së.
“Rusia është e përfshirë në të gjithë këtë, është në interes të saj. Serbia është shumë. Mendoj që janë disa segmente, por janë të ndërlidhura edhe disa shërbime sekrete, jo vetëm në Evropë, edhe transatlantike”, tha Harxhi.
Top Channel